Aksidentohet rëndë i mituri në Fushë-Krujë, pranga shoferit nga Prizreni
Një i mitur ka mbetur i aksidentuar rëndë mbrëmjen e së dielës tek mbikalimi i Fushë Krujës.

Rreth orës 18.40 të mbrëmjes së djeshme, Destan Hoxha 48 vjeç, banues në Prizren, duke drejtuar automjetin tip “Renault” ka aksidentuar këmbësorin I.D., 11 vjeç, banues në Tiranë.

I mituri si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Hoxha u arrestua nga policia pak pas ngjarjes, ndërsa në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2017, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori