Një i vdekur dhe një në gjëndje të rëndë është bilanci si pasojë e shkëputjes së masivit të dheut në minierën në Bulqizë. Nga të dhënat paraprake mësohet se një minator ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në galerinë G20 të minierës së Bulqizës.
Aksidenti është shënuar teksa dy minatorët po punonin dhe shkëputja e nje masivi dheu ka rezultuar fatale për jetën e 30 vjeçarit Leonard Shabani, ndërsa 28 vjeçari Ramiz Çupi, ndodhet në spitalin e Bulqizës.
Policia bën me
dije se
aksidenti ka ndodhur në pusin 2 të galerisë në minierën e Bulqizës. Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur hetimet, sikundër po verifikohen kushtet e sigurisë në punë. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2014,
ora 11:15