Aksidentohet me motor, vdes në vend shqiptari
Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me motor në autostradën Palermo-Mazara pranë Alcamos. Halili ishte rezident në Sciacca por me origjinë nga Lushnja. Sipas mediave italiane, shqiptari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge.

Shqiptari ishte pjesë e një shoqate të të apasionuarve pas motorëve të cilët në fundjavë lëviznin në zona të ndryshme të Sicilisë. Edhe ditën e aksidentit, ai ishte në programin e përcaktuar por që përfundoi në tragjedi.

Nj nga miqt shkruan: “Jo miku im, gjithçka mund të imagjinoja përveç se ishe ti në atë aksident të tmerrshëm me motor. Përse, them unë, përse? Përse vëllai im, përse?”,i cili si shum t tjer nuk mund ta besojë ende aksidentin dhe vdekjen e 47-vjeçarit.

“Një përshëndetje të veçantë dhe një përqafim të madh, në djalë i shkëlqyer, shumë xhentil dhe i përzemërt me të gjithë”, shkruan një tjetër mik.

Një tjetër mik: “Prehu në paqe miku im i dashur, tani asnjë nuk do jetë për të luajtur me mua në mbrojtje dhe të më thotë një fjalë ngushëllimi. Ishte një person me zemër të artë, pusho në paqe engjëll, do të mbaj gjithmonë në zemër. Të dua shumë’.
Shtuar më 20/05/2019, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori