Aksidentohet makina, tre të vdekur në Gramsh
Pëlqej
Tre persona kanë gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Gramsh. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip ‘Fuoristradë’ ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga në fshatin Kodovjat duke shkaktuar vdekjen e Aleksandra Taragjinit 47 vjeç, me profesion mësuese (nga fshati Skënderbegas), kryeplakut të fshatit Menkollar, Yzafer Cingërrima 51 vjeç dhe një djali të ri, Artur Ibro 25 vjeç.

Sakaq mbeti i plagosur Mehmet Taragjini 52 vjeç. Nga bluzat e bardha mesohet se ai eshte jashte rrezikut per jeten. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori