Egjipt: Nuk mbajti dot emociont e fitores në minutën e 92′, vdes trajneri pas një sulmi në zemër (VIDEO)

Tragjedi në Egjipt ku trajneri i Al Magd, Adam El Selhedar “u nda nga jeta” pas një sulmi në zemër pa mundur të duronte intensitetin e golit të skuadrës së tij në minutën e 92-të të ndeshjes kundër Al Zarqa, raporton gazzeta.gr.

Ndeshja u zhvillua për divizionin e dytë të kampionatit egjiptian dhe Adam El Selhedar nuk e duroi dot emocionin, raporton albeu.com.

Në minutën e 92-të skuadra e tij shënoi për të marrë fitoren ndaj Al Zarkës me 1-0, por pak sekonda pas festimeve të furishme ai u rrëzua nga një atak në zemër. /albeu.com/


Shtuar 4.12.2021 11:02