Përmirësohet gjendja e Adriana Matoshit, kur pritet të dalë nga spitali aktorja

Pak ditë pasi iu nënshtrua operacionit në tru, aktorja e njohur, njëherësh deputete, Adriana Matoshi ndodhet në gjendje të mirë dhe pritet të lërë spitalin së shpejti. Mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi ka konfirmuar se do të dalë nga spitali brenda dy ditësh.

“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha Bunjoshi për KlanKosova.

Adriana njoftoi pak ditë më parë se i ishte rikthyer sërish tumori në tru pas 9 vitesh. E bija e saj, Kaona bëri një falenderim publik për të gjithë ata që treguan mbështetjen ndaj nënës së saj në këtë periudhë të vështirë.


Shtuar 6.12.2021 09:22