Aksidentohet ambulanca në Ballsh, transportonte 3 pacientë
Pëlqej
Një aksident ka ndodhur sot në Ballsh ku një ambulancë e spitalit të Fierit është përplasur me një makinë tip “Fiat”.

Mësohet se ambulanca po transportonte tre persona të sëmurë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Nga përplasja ka pësuar dëmtime materiale vetëm ‘Fiat’-i ndërsa ambulanca është spostuar duke bllokuar rrugën për disa minuta, por të lënduar nuk ka pasur.

Pacientët që po transportoheshin me ambulancën që u përfshi në aksident janë dërguar më pas me atë të Patosit në spitalin e Fierit, ndërsa personeli ka pësuar një tronditje të lehtë.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa po merren në pyetje shoferi i ambulancës dhe ai i mjetit tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2017, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori