Aksidentohen dy mjete, vdes 30-vjeçarja
Arkiv
Një 30-vjeçare ka humbur jetën mbrëmë në Gjirokastër nga një aksident automobilistik. Pranë vendit të quajtur "Uji i ftohtë" u përplasën dy mjete që drejtoheshin nga dy femra.


Mjet tip "Pezho" me targa greke që drejtohej nga Anastasia Stavralidhu nga Selaniku u përplas me mjetin tip "Volsvagen" me targë AA 293 AL që drejtohej nga shtetësja Dorina Neni, 30-vjeçe. Por nga ky aksident ka mbetur e vdekur shtetësja shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2012, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori