Aksidentohen dy automjete, 5 të plagosur në Delvinë
Pëlqej
Një aksident me pasojë plagosjen e 5 personava ka ndodhur pasditen e sotme në Delvinë. Sipas policisë nga përplasja e një automjeti të tipit “Volkswagen” me një mjet tip “KIA” kanë mbetur të plagosur pesë persona, 3 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar të gjithë për mjekim në spitalin e Sarandës. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori