Aksidentohen 4 makina te “Zogu i Zi”, nuk ka të lënduar
Një aksident ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi”, në Tiranë.

Aksidenti ka përfshirë 4 makina, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Dëshmitarët pohojnë se shkak u bë mosruajtja e distancës së sigurisë në lëvizje.

Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në këtë aks, ku u desh ndërhyrja e Policisë Rrugore për të normalizuar situatën./Albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori