Aksidenti tragjik në Kavajë, arrest me burg për tre drejtorët e ARRSH-së
Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për tre drejtorë të ARRSH-së, të cilët nuk kanë kryer detyrën sa i përket riparimit të trafikndarësve në rrugën për në Qeret, ku ndodhi edhe aksidenti tragjik me vdekjen e dy fëmijëve.

Masa e arrestit për ta është marrë ditën e sotme. Të arrestuarit janë shtetasit; Dritan Fejzo, drejtor juridik, Bib Gjomarkaj, drejtor rajonal në ARRSH, si edhe Lekë Tushajn, drejtor i kolaudimit po në këtë institucion. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2016, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori