Aksidenti tragjik në Itali, ja kush janë dy shqiptarët që humbën jetën
Identifikohet një nga shqiptarët që mbeti i vdekur dje në Itali, pas një askdenti tragjik. Sipas mediave italiane, rreth orës 18, në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” në Cezena, janë përplasur dy automjete, një furgon dhe një kamion me rimorkio.

Paraditen e sotme, mediat italiane raportojne se nje nga viktimat, u identifikua si shtetasi shqiptar Dritan Ulku. Ai ishte prej vitesh banor në Montesilvano.

Ndërsa tjetri eshtë i identifikuar si Ilir Seferi 39 vjeç, banues në qytezën Bellaria. /albeu.com/

Shtuar më 19/07/2017, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori