Trajneri i Romës lavdëron Kumbullën: Është inteligjent

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka folur për dy çështje shumë delikate para ndeshjes me Hellas Veronan ditën e shtunë.

Ai foli gjatë për Marash Kumbullën dhe Edin Dzekon.

“Marashi ka zhvilluar vetëm dy seanca stërvitore me ne. Do të jetë pjesë e grupit, por nuk mendoj se është plotësisht gati për ndeshjen e nesërme. Ai duhet të kuptojë stilin tonë të lojës, është një mënyrë ndryshe nga ajo me të cilën është mësuar.

“Jam i kënaqur me të, më duket një djalë shumë inteligjent dhe i ka kuptuar të gjitha çfarë i kam shpjeguar. Dzeko? Edin do të luajë ndaj Hellas. Për momentin është pjesë e Romës dhe nuk ka sens të flas në lidhje me këtë çështje“, – tha Fonseca.


Shtuar 18.09.2020 21:11