Aksidenti tragjik në Itali, babai i Xhesikës i mbytur në lot: Edhe unë kam vdekur…
Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ndodhi në Itali ku humbën jetën 4 të rinj ndër to dhe dy vajza me origjinë shqiptare.

Në një intervistë për median italiane babai i njërës nga viktimat, Xhesika Gjinaj, shprehet i tronditur dhe shpërthen në lot duke mos e besuar faktin që vajza e tij ka vdekur.

“Nuk mund të flas më shumë. Nuk është e mundur. O zot, ishin të gjithë miq. Të gjithë fëmijë të mirë. Xhesika ishte e shkëlqyer, nuk e di, nuk e di, është një vajzë e shkëlqyer, unë kam vdekur, mjaft”, thotë ai i mbytur në lot.

Xhesika Gjinaj ishte një nga viktimat e aksidentit të sotëm në komunën italiane Guidonia Montecelio ku humbën jetën katër të rinj, dy vajza shqiptare dhe dy italianë. /albeu.com/

Tragjedi në Itali, ja kush janë vajzat shqiptare që vdiqën në aksident

Shtuar më 05/02/2017, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori