Aksidenti tragjik, lot dhe dhimbje në familjet e viktimave
Të martën 13 familje të viktimave që humbën jetën një ditë më parë në aksidentin tragjik në qafën e Vishës në Himarë kanë hapur dyert e mortit. Në banesën e Armando Halilagaj 24 vjeçarit nga Kavaja, i cili kishte shoqëruar të fejuarën e tij Besjana Xheneti për në ekspeditë, por që fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetonte aksidentit shprehin dhimbjen dhe fatkeqësinë që ka mbuluar shtëpinë e tyre tashmë në zi.

Lotë dhe dhimbje kanë pushtuar edhe familjen e Dorina Stafës nga Kruja. Babai i Dorinës, Hasan Stafa shprehet dhimbje për vdekjen e vajzës së tij, por edhe fajëson organet shtetërore për mungesë të masave të nevojshme.



Edhe banorët e fshatit Çermë-Sektor në Lushnje kanë jetuar sot me tragjedinë e shpallur ditë zie kombëtare. Një prej viktimave të ngjarjes tragjike është edhe Joana Debinja, 21-vjeçarja ishte vajza e madhe e familjes Debinja.


Ndërsa stafi i portalit Albeu.com shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjarëve të viktimave të cilët humbën jetën nga aksidenti tragjik. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori