Avioni i rrëzuar ditën e sotme në Iran i përkiste firmës turke
Basaran Holding dhe deri tani mësohet se janë 11 persona që kanë humbur jetën.
Mediat e huaja raportojnë se një nga udhëtarët ishte një anëtar i familjes së
biznesmenit Huseyin
Basaran.
Mediat turke më herët raportuan se
vajza e Basaranit, Mina dhe shtatë mikeshat e saj po ktheheshin nga një parti në
Dubai.
Ajo kishte planifikuar të martohej muajin tjetër ndaj po bënte edhe festën e beqarisë me shoqërinë.
Vajza e
biznesmenit kishte postuar në Instagram disa nga momentet më të lumtura të festës së beqarisë në
Dubai. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2018,
ora 23:46