Aksidenti, Topi mesazh ngushëllimi familjarëve
Pëlqej
Presidenti Bamir Topi
Presidenti i Republikës Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi u shprehu ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik të një autobusi të linjës Tiranë-Athinë në aksin rrugor Fier-Tepelenë.

Në mesazh i kreu i shtetit shprehet: “Të dashur familjarë dhe të afërm të viktimave! Në këto momente të dhimbjes të thellë njerëzore për humbjen e njerëzve tuaj më të afërt e më të dashur, është tepër e vështirë të gjenden fjalët ngushëlluese për të qetësuar zemrat tuaja nga hidhërimi i kësaj tragjedie.
Më lejoni, që në këto çaste tepër të vështira të gjendem shpirtërisht pranë jush duke ju shprehur solidaritetin njerëzor dhe gatishmërinë institucionale për të qenë plotësisht në mbështetje të nevojave tuaja më imediate!

Lajmi për këtë aksident fatal, që shkaktoi ndarjen tragjike e të parakohshme nga jeta të familjarëve tuaj, sjell hidhërim në çdo familje shqiptare dhe si qytetarë, ne sot ndajmë me ju pikëllimin dhe shprehim lutjen që shpirti i tyre të prehet në paqe!" përfundon mesazhi i ngushëllimit të presidentit Bamir Topi. (albeu.com)
Shtuar më 09/11/2010, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori