Aksidenti, Topalli: Gjendja e disa studenteve e stabilizuar
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vizitoi sot në Spitalin Ushtarak disa prej të plagosurave. Në një prononcim për mediat pas kësaj vizite ajo u shpreh se pas bisedave të kryera me disa prej të plagosurave gjendja e tyre është e stabilizuar.

Topalli i shprehu edhe njëherë ngushëllimet familjeve të viktimave ndërsa ka shprehur falenderim për të gjithë ata të cilët ndihmuan në kalimin e kësaj situate të vështirë, duke filluar nga qytetarët e Himarës të cilët kanë dhënë ndihmën e tyre për nxjerrjen studentëve nga autobusi, forcat e policisë dhe mjekët. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori