Aksidenti, PS ngushëllon familjarët
Pëlqej
Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia Socialiste shprehu sot ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave të aksidentit të ndodhur dje në mbrëmje në aksin Fier-Ballsh. “Shprehim më të sinqerta dhe hidhërimin më të thellë për aksidentin e mbrëmshëm tragjik, ku humbën jetën 9 bashkëqytetarë shqiptarë”, citon deklarata.

Duke shtuar se kjo është një humbje që ka tronditur rëndë të gjithë shqiptarët.
“Mendjet dhe zemrat tona shkojnë për të gjithë familjarët e viktimave si dhe për të gjithë burrat, gratë e fëmijët që ende në këto çaste po luftojnë me jetën dhe plagët e shkaktuara nga kjo tragjedi e rëndë”, përfundon ajo.
Shtuar më 09/11/2010, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori