Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një
aksidenti të rëndë të ndodhur natën e kaluar në rrugën e re që të çon në Aeroportin e Rinasit. Sipas policisë, një makine
Corvette me targa amerikane dhe një automjet i tipit Benz që
udhetonin me shpejtësi u përplasën.
Policia tha se viktimat janë të dy
drejtuesit e mjeteve ndërsa shkaku i këtij
aksidenti ka qenë një parakalim i
gabuar i
drejtuesit të mjetit
Corvette. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2012,
ora 09:05