Aksidenti në Shkodër, flet mjeku për gjendjen e vajzës 10-vjeçare
Pëlqej
Pas lajmeve për vdekjen e vajzës 10-vjecare të familjes Preka në aksidentin e mbrëmshëm në Shkodër, ka reaguar shefi i urgjencës në Shkodër Astrit Lahi, duke thënë se trupi dhe truri i vajzës së vogël është jashtë funksionit dhe mbahet në jetë me aparatura.

"Lajmi për vdekjen mund të ketë qenë një nxitim i momentit, gjendja e vajzës është në një status që mbrëmë dhe s'ka përmirësime, sa më shumë koha kalon, aq më të pakta janë shancet. Rikthimi i saj në jetë është thuajse i pamundur", ka deklaruar për mediat Lahi.

Po ashtu mjekim në spital po marrin nëna e fëmijëve Evis Preka, dhe dy të plagosur të tjerë që ishin në mjetin tip "Fuoristradë", Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji. /albeu.com/


Shtuar më 19/02/2018, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori