Aksidenti në Rrugën e Kombit, vdesin 3 shtetasit nga Kosova
Një aksident me pasojë vdekjen e 3 shtetasve nga Kosova është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Kukës. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Morinë, ku një automjet i cili udhëtonte drejt Kukësit ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurat anësore të saj.

Për pasojë dy nga personat që gjendeshin në mjet kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri i tretë ka mbetur i plagosur rë rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Viktimat janë identifikuar si shtetasit Ardita Bytyçi 22 vjeç, Bujar Sinani 35 vjeç dhe Xhevdet Prapashtica, të tre nga Kosova. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori