“I fus hekurin në gojë”, zbardhen përgjimet për grupin e shqiptarit “mbret të Romës”, Elvis Demçes! Plani për të vrarë prokurorin

Mediat italiane kanë publikuar detaje të rëndë lidhur me grupin e shqiptarit Elvi Demçe i cili e shpalli veten “Zot” të Romës dhe donte të merrte të gjithë pushtetin. Së fundmi janë publikuar foto dhe mesazhe që shkëmbeheshin mes grupit ndërsa është zbuluar edhe një plan për të ekzekutuar prokurorin që u ishte vënë pas.

Mediat italiane kanë publikuar një foto të një burrit në gjunjë, me një armë të puthitur në kokën e tij. Kjo është nxjerrë nga serveri i përdorur për komunikime sekretë nga banda e Elvis Demçes. Policia italiane raporton se arriti t’i zbulonte fotot dhe planet pas thyerjes së rrjetit “Sky ECC” që përdoret gjerësisht nga trafikantët e drogës dhe grupet kriminale në të gjithë botën.

Në janar u arrestuan 27 persona, pjesë e rrjetit të narkotrafikantëve të drejtuar nga Elvis Demçe. Personi në foto raportohet të jetë një djalë nga Roma i njohur me nofkën “Gelataro”. Fotoja e tij përdorej nga grupi si një “meme” për të përqeshur apo për të dërguar mesazhe. Dyshohet se djali në foto akuzohej nga grupi si spiun. Ai konsiderohet si drejtues i shpërndarjes së drogës në Tor Bella Monava në Romë. Ai dyshohet se në komisariat ka përmendur shqiptarët. Fillimisht u mor peng, më pas u dërgua në brendësi të një pylli dhe në fund u kërcënua me pistoletën në kokë.

Në rrëmbimin e Geleataro-s morën pjesë bashkëpunëtorët e Demçes t’i merrnin 50 mijë euro, por ta bënin të kërkonte falje për faktin që përmendi emrat e shqiptarëve para hetuesve të Romës.

“E çoj në mes të një fushe, i fus hekurin në gojë”; “Nëse nuk jep lekët do e shkrep, do të të dërgoj foto?”. Këto janë disa prej mesazheve që shkruheshin për 41-vjeçarin e rrëmbyer.

Demçe ia përcolli foton njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, duke i shkruar se kishte ai i kishte kërkuar falje dhe i kishte marrë paratë. “Ky është fundi që nuk më respekton”, shkruante ai.

Një zbulim edhe me shqetësues ishte fakti se grupoi kriminal kishte synim të vriste prokurorin Francesco Cascini dhe bashkëpunëtorin e tij Mario Palazzi të hetimit “Aquila Azzurra”, i cili shkatërroi dy bandat shqiptare në Itali

“Të shtunën është festa ime, çfarë do më dhurosh”?, i shkruante njëri prej vartësve Demçes, duke aluduar mbi planin që kishin për të vrarë prokurorin. Në chat ka edhe foto të një pistolete dhe mitralozi që do të shërbente për të vrarë prokurorin.

Idea në fakt kishte qenë e Alessandro Corvesi, i arrestuar në Korrik me 27 kilogramë kokainë: “A ke vrarë ndonjëherë një prokuror? Dua ta vras. Do e qëlloj jashtë, në sheshin Clodio”.

Demçe fillimisht ra dakord me këtë plan, por më pas kur kuptoi vështirësitë dhe propozoi një tjetër alternativë. Ai propozoi për të paguar një prostitutë që të regjistronte një video komprometuese për të shantazhuar. “Këtyre për t’i bërë më shumë keq është t’i bësh video ose të kesh diçka për t’i mbajtur nga bo*let”./abcnews.al/