Aksidenti në Kamzë që i mori jetën të miturit drejtohej nga një 15-vjeçar
Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi rreth orës 15:30 në qytetin e Kamzës, pranë rrugës së quajtur “Donald Trump”.

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në Kamzë pranë rrugës së quajtur “Donald Trump”.

Makina tip “Benz” që u aksidentua, kishte si pasagjerë fëmijë, por fakti tmerrshëm i lajmëruar nga Policia, është së edhe drejtuesi i mjetit ishte një i mitur 15 vjeç me inicialet E.P. Ky i fundit ka humbur kontrollin e mjeti dhe është përplasur me dy shtylla.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip "Benz").

Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, njoftohet paraprakisht. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori