Nano vizitë zyrtare në Greqi, ja fokusi i diskutimeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndodhet në Greqi, për një vizitë pune, në interes të forcimit të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, me qëllim rritjen akoma më shumë të efikasitetit të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare, si dhe të koordinimit të veprimeve mes policive kufitare të të dy vendeve, me qëllim krijimin e lehtësirave të procedurave të kalimit në kufi, në të dyja anët e kufirit, në raste fluksi.

Pas takimit miqësor dhe shumë të rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë greke, Drejtor Nano u takua edhe me ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga.

Nano dhe Hajdaraga diskutuan mbi problematikat e shtetasve shqiptarë në territorin grek, problematikat në pikat e kalimit të kufirit, lehtësimin e lëvizjes së lirë në raste fluksi dhe mbi rolin e ambasadës, në interes të forcimit të marrëdhënieve mes dy policive./albeu.com


Shtuar 15.06.2022 18:56