Aksidenti në Gjirokastër, arrestohen dy persona
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy drejtuesit të automjeteve të cilët dyshohen se kanë shkaktuar aksidentin e rëndë në aksin rrugor Gjirokastër- Jergucat.


Në pranga ka rënë Entela Bitri 40 vjeç dhe drejtuesi i fugonit me targa GJ 253 A Xhevair Lika 49 vjeç të cilët akuzohen për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".Ndërkohë aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 12 personave të tjerë ku 3 prej tyre rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin Gjirokastër- Jergucat. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori