Aksidenti në Divjakë, ndërron jetë 62 vjeçari
Ka ndërruar jetë në spital personi që u aksidentua mesditën e sotme në Divjakë.

62 vjeçari Lutfi Murrizi banues në Sulzotaj, Divjakë nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

Sipas njoftimit të policisë këtë të enjte një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Audi me një motoçikletë, drejtuesi i kësaj të fundit ka mbetur i plagosur.

Drejtuesi i motoçikletës ishte 62 vjeçari Lutfi Murrizi, banues në Divjakë. Ndërsa, drejtuesi i Audit ishte 31-vjeçari Behar Leka.

Ky i fundit është është shoqëruar në komisariat, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 21/01/2021, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori