Lojtari ukrainas i Manchester Cityt poston një foto të ashpër ndaj Putin, e fshin menjëherë (FOTO LAJM)

Një postim i ashpër ka ardhur nga Oleksandr Zienchenko, ukrainasi i cili luan për Manchester City.

25-vjeçari ka postuar në instagram foton e Putin dhe e ka sulmuar rëndë me fjalë pas pushtimit rus në Ukrainë.

“Shpresoj të përjetoni vdekjen më të dhimbshme dhe më të vuajtur”, ishte shkrimi i lojtarit në Instagram drejtuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Më pas postimi është fshirë nga profili i tij i Instagramit./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 24.02.2022 14:20