Aksidenti mes makinës dhe motorrit në Tiranë, shoferi dërgon në spital të plagosurin
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Tiranë, pranë Shkollës së Bashkuar.

Albeu.com mëson se makina ka përplasur një motorr, shoferi i të cilit ka pësuar lëndime.

Ka qenë vetë shoferi i makinës i cili e ka dërguar të lënduarin në spitalin e QSUT-së, ku dhe ka marrë mjekimin e nevojshëm.

Më pas bardhë e blutë e kryeqytetit tregojnë për Albeu.com se ata janë kthyer sërish në vendgjarje për të zbardhur shkaqet sëbashku me autoritetet. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori