PDIU braktis Edi Ramën
Aksidenti me 8 të plagosur, shoferi kishte djalin e vogël në prehër
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh.

Nga të dhënat e para mësohet se mjeti tip "fouristradë" ka dalë nga rruga duke plagusur rëndë 8 persona.

Mësohet se tetë pasagjerët e lënduar janë 5 fëmijë dhe 3 të rritur të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Në automjet tip fouristradë që drejtohej nga 30- vjeçari me iniciale K.D ka dalë nga rruga dhe ka rënë duke u rrokullisur nga një lartësi prej gati 100 metrash.

Sipas dëshmisë së njërës prej udhëtarëve drejtuesi i makinës ka thyer rregullat e qarkullimit, pasi ka marrë në prehër djalin e tij 8-vjeçar, i cili në një moment i la lëvizur timonin duke përfunduar në humnerë. Personat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të gjithë të plagosur rëndë.

Një vajzë të mitur që ndodhet e shtuar dhe spitalin e Gramshit, ka rrëfyer se ka dalë nga dritarja, ndërsa kujton dhe faktin se shoferi kishte djalin e tij të mitur në prehër në momentin kur ndodhi aksidenti, ka thënë për Report Tv.
Shtuar më 17/11/2017, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori