Aksidenti me 4 humbje jetësh në Elbasan, arrestohet drejtuesi i mjetit, burri i njërës prej viktimave
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Gëzim Kotorri, drejtues i mjetit ku po udhëtonin katër femra, të cilat mbetën të vdekura në vend pas një aksidenti tragjik pasditen e sotme në Paper.

Gëzim Kotorri, bashkëshorti i njërës prej viktimave, bëhet e ditur se ka kryer parakalim të gabuar, ndërkohë që masa e sigurisë i është komunikuar në spital.

Faxweb.al raporton se nga aksidenti humbën jetën Lume Hoxha, 55 vjeçe, Jonida Kotorri, 30 vjeçe, Fatime Hoxha dhe Fetushe Agolli, 68 vjeçe.

Dy të tjerë mmbetën të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë ndërsa Faxweb.al mëson se ata janë drejtuesit e dy prej tre mjeteve të përfshira në aksident, përkatësisht Oltion Shehi dhe Xhimi Shehi ky i fundit shoferi i mjetit tip “Seat”.

Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se viktimat po shkonin në një funeral, pasi Fatime Hoxhës, i kishte vdekur burri në Tiranë. Fetushja dhe Fatimja ishin kunata, ndërkohë që Fatushja dhe Jonida Kotorri ishin mbesë dhe teze.

Viktimë mbeti edhe Jonida Kotorri 30 vjeçe, mama e një djali, jetonte në Tiranë, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe bashkëshorti i saj Gëzim Kotorri, drejtuesi i mjetit.

nformacion paraprak
Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K., mjeti me drejtues shtetasin O.Sh. dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shtuar më 23/09/2019, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori