Aksidenti me 3 të lënduar në Elbasan, policia zbardh ngjarjen
Policia ka dhënë detajet e para nga aksidentiaksin Elbasan-Peqin. Nga ky aksident janë plagosur 3 anëtarë të një familje, nëna dhe 2 fëmijë të mitur.


“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Çela 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Çela 35 vjeç.


Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Çela dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet ne njoftimin e policise.
Shtuar më 21/10/2019, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori