Bëhet baba për herë të dytë, Erion Isai i vendos vajzës emrin e rrallë (FOTO LAJM)

Aktori i njohur, Erion Isai, është bërë baba për herë dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij kanë pritur vajzën e tyre të dytë, të cilën kanë vendosur të quajnë E’dua.

“U bëmë 4. Faleminderit Zot. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë. Nga sot, shërbëtor i tre princeshave”, shkruan Erioni krahas fotos ku duket dora e vogëlushes.

Ai dhe bashkëshortja duket se kanë zgjedhur mjaft emra të veçantë për vajzat, pasi edhe vajza e parë quhet Ajër.

Kujtojmë se Isai momentalisht është i angazhuar si Kryetar i Bashkisë Kolonjë dhe ka vendosur të shkëputet pak nga profesioni i tij si aktor humori.


Shtuar 24.09.2020 09:31