Aksidenti i rëndë në rrugën e kombit, humb jetën e mitura
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gziq.

Shoferi i mjetit tip “Toyota Yaris” ka humbur kontrollin, dhe për pasojë është përplasur me bordurat anësore të autostradës, çka solli dhe plagosjen e rëndë të vajzës së tij 13-vjeçare.

Duke qenë se vajza pësoi lëndime të shumta, dhe humbi të dyja këmbët, ajo ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Ajo që e bën dhe më të rëndë ngjarjen është vonesa e ambulancës, prej më shumë se 40 minutash për të mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i shoferit të mjetit dhe të vajzës së tij. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje po heton lidhur me rrethanat e mëtejshme të këtij aksidenti me pasoja të rënda.
Shtuar më 15/09/2019, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori