Antonio Conte piketon mesfushorin e Chelsea, por janë edhe dy klube të mëdha pas tij

Tottenham dhe Antonio Conte dëshirojnë të bëjnë një formim tjetër të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Një nga objektivat e teknikut italian është edhe N’Golo Kante i Chelsea. Kontrata e mesfushorit francez përfundon në qershor të vitit 2023 dhe bisedimet për rinovimin e tij me Chelsea nuk do të nisin deri në momentin që Kante të rikuperohet nga dëmtimi.

Nëse ai nuk rinovon, pas qershorit ai do të mundet të largohet me parametra zero dhe nuk është vetëm Tottenham pas tij. PSG dhe Barcelona janë dy nga klubet e tjera që tregojnë interes për francezin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2022 17:19