Aksidenti i rëndë i merr jetën 40 vjeçarit në Kavajë, dy të tjerë plagosen
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Xhengë.

Një aksident i rënd ëi ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur dy të tjerë në Divjakë të Lushjes.

Mësohet se viktima është Olsi Kote, 40 vjeç.

“Rreth orës 19:25, në fshatin Xengë, Divjakë, shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O.K”, njoftoi zyrtarisht Policia e Fierit.

Shtetasi G.B dhe shtetasi E.A, 38 vjeç (pasagjer në mjetin tip ‘Fiat’), ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shtuan të njëjtat burime. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2018, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori