Aksidenti i rëndë i merr jetën 27 vjeçarit në Divjakë
Një aksident i rëndë, ka ndodhur mbrëmë në Divjakë ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën një 27 vjeçar.

Ai ishte duke drejtuar një motor teksa u përplas nga një makinë Benz. Shoferi i makinës është arrestuar nga policia.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shtuar më 30/10/2020, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori