Aksidenti i Qafë- Krrabës, burg pa afat për shoferin e autobusit
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për shoferin e autobusit të aksidentit të Qadë Krrabës Mithat Biçaku i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkaq, të plagosurit e aksidentit të Qafë-Krrabës ndodhen në gjendje më të mirë shëndetësore. Sipas mjekëve të spitalit, 4 aktivistët priten të lënë këto ditë spitalin.
Autobusi me 35 aktivistë të AK-së ra në Qafë-Krrabë pasditen e të shtunës teksa kthehej nga kongresi i kësaj lëvizjeje në Tiranë. Ata ishin nisur drejt Librazhdit. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori