Aksidenti i Olldashit, prokuroria sekuestron kamerat e tunelit të Krrabës
Prokuroria e Tiranës vijon hetimet në lidhje me aksidentin rrugor ku humbi jetën deputeti Sokol Olldashi. Pas administrimit në dosje të akt-ekspertimit auto-teknik prokuroria ka administruar edhe pamjet e tunelit, ku makina e deputetit duket që hyn dhe del nga tuneli pak minuta para aksidentit.


Për të zbardhur ngjarjen, hetuesit e çështjes, kanë marrë në pyetje, pronarin e lokalit pranë vendit të aksidentit në fshatin Mushqetë të Krrabës si dhe disa banore të zonës, që në momentin e aksidentit kanë shkuar aty pranë. Gjithashtu, prokurorët kanë kërkuar nga kompanite telefonike, zbardhjen në mënyrë analitike të thirrjeve hyrëse dhe dalëse të shoferit të deputetit. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2013, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori