Qeveria shqiptare ka dëmshpërblyer menjëherë
familjet e viktimave të aksidentit të Himarës. Prefekti i Elbasanit, Shefqet
Deliallisi u shpreh se 10 ditë pas aksidentit
qeveria akordoi një fond të posaçëm për
familjet e viktimave prej 10 milion lekësh plus shpenzimeve të varrimit.
Kurse për studentet e mbijetuara u akordua një fond prej 3 milion lekësh të cilat ata e kanë përfituar menjëherë.
Deliallisi thotë se problemi i studenteve është me kompaninë private e cila sipas ligjit duhet ti japë shpërblimin përkatës studenteve. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2013,
ora 14:51