Aksidenti te ambasada italiane, i riu i fiksuar pas shpejtësisë "shpëtoi" vetëm me gjobë
Detaje të reja zbardhen nga aksident i frikshëm i cili ndodhi pak ditë më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Makina është përplasur me murin e ndërtesës, duke marrë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme.

Për këtë aksident, Policia e Tiranës nuk kishte asnjë njoftim edhe pse ai ishte shumë i rëndë dhe ndodhi në një zonë me shumë lëvizje këmbësorësh.

Makina tip BMW drejtohej nga Stiverjan Dashi. Mjeti hyri në kryqëzim me semafor të kuq dhe me një shpejtësi prej 150 kilometra në orë. Makina me targë 009 YV e llojit BMW me motor të madh dhe shumë të fuqishëm ishte në pronësi të një ndërmarrje fasonerie në Kamzë.

Sipas TCh, i riu i apasionuar pas makinave të shpejta ka marrë vetëm një dënim administrativ, (gjobë) për ngjarjen e cila mund të kishte shkaktuar edhe viktima, por fatmirësisht dy kalimtarë që po kalonin rrugën në vijat e bardha ishin vetëm një metër larg rrezes së lëvizjes së makinave të përfshira në aksident.

Shtuar më 18/01/2021, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori