Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Vlorë, në katin e 6-të të një pallati. Sipas burimeve, në banesë nuk ka persona të rrezikuar nga flakët.

Forcat zjarrfikëse, ambulanca dhe policia kanë mbërritur në  vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Vlorë/Informacione paraprake

Me datë 18.11.2021, ora 21:15, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, në një banesë në katin e 6-të të një pallati ka rënë zjarr ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 


Shtuar 18.11.2021 21:31