Aksidenti/ Flet këngëtarja e njohur: Takimi i fundit me Ergin, as nuk e putha dot
Ergi Dini, këngëtari 22-vjeçar është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes,
Shkodër.
Një nga mikeshat më të afërta të
Ergi Dinit, por edhe të së motrës, Barbanës,
Anjeza Branka tregon takimin e fundit me ta.
Në një prononcim për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”,
Anjeza mes dhimbjes ka risjellë edhe njëherë takimin e fundit me
Ergin.
“Takimi i fundit ka qenë në aeroport, dy ditë para aksidentit. Aty dhe jemi ndarë. Unë kam shkuar për në Dyseldorf, ai dhe e motra Barbana po ktheheshin për në Tiranë, dolëm dhe pimë një cigare jashtë aeroportit.
Dhe pengu im është që kur u ndamë i thashë ‘hajde se shifemi’, as nuk i putha… Nuk di se çfarë të them! Ende nuk më besohet!
Ergin e kisha si vëllain tim të vogël”, – ka mundur të shprehet një nga mikeshat më të afërta të Ergit dhe Barbanës.
Djaloshi që u bë i famshëm nga “X Factor 3”, humbi jetën të hënën në mbrëmje, në një aksident së bashku me mikun e tij, Kejdi Halili. Një sërë personazhesh të njohur të skenës e televizionit, kanë qenë të pranishëm sot në varrimin e këngëtarit
Ergi Dini në
Shkodër.
Sipas raportimeve të mediave, mbi 200 njerëz u mblodhën në apartamentin e familjes
Dini në
Shkodër, për të përcjellë
Ergin për në banesën e fundit. Vera Grabocka, Alketa Vejsiu, Rozana Radi, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Samanta Karavella, Beatrix Ramosaj, Alban Ramosaj, Arnita Beqiraj, Olta Boka, Erik Lloshi etj., u panë t’i qëndrojnë pranë motrës së tij Barbana dhe pjesës tjetër të familjes në këtë ditë pikëllimi./Albeu.com/
Shtuar më 23/11/2016,
ora 08:00