Aksident në Librazhd, makina kthehet përmbys (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në Librazhd pranë urës në hyrje të qytetit ku dy makina janë përplasur.

Nga përplasja kanë ngelur të plagosur 4 persona ku 3 prej tyre janë nisur për në spitalin e Lezhës për mjekim, ndërsa shoferi i automjetit është dërguar drejt spitalit të Elbasanit.

Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit./albeu.com


Shtuar 29.05.2022 15:08