Aksidenti, Berisha: Shtyhen festimet për heqjen e vizave
Pëlqej
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot shtyrjen e të gjitha aktiviteteve festive
të parashikuara pas vendimit të ministrave të vendeve të BE-së për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Shefi i qeverisë, në një konferencë shtypi lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në rrugën Fier-Tepelenë, pranë Ballshit, tha se qeveria gjendet pranë familjeve të viktimave dhe të plagosurve.

Sipas Berishës, është marrë vendimi që të shtyhen për 48 orë, të gjitha aktivitetet festive të parashikuara për liberalizimin e vizave. Sipas Berishës, koncerti festiv zhvillohet ditën e premte në kuadër të festimeve për heqjen e vizave.

“Ndajmë dhimbjen dhe solidaritetin me familjet e viktimave dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë”, tha Berisha, i cili më tej vlerësoi edhe operacionin e shpëtimit. (albeu.com)
Shtuar më 09/11/2010, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori