Aksidenti, arrestohet shoferi grek
Pëlqej
Policia shqiptare mori masën e arrestit për shtetasin grek Tomas Tsogas, i cili drejtonte autobusin e aksidentuar në rrugën Fier-Tepelenë ku gjetn vdekjen nëntë persona dhe u plagosën 41 të tjerë.

Arrestimi i shtetasit grek qe drejtonte autobusin e kompanise TEK, e cila siguroi biletat nga agjencia shqiptare Alb Trans, eshte urdheruar nga Prokuroria e Fierit.

Pas hetimeve paraprake ne lidhje me aksidentin, si dhe pas pyetjes se deshmitareve, pasagjere te mbijetuar nga aksidenti, ka rezultuar se drejtuesi i autobusit, shtetasi Tomas Tsogas, ka qene i pavemendshem ne drejtimin e mjetit.

Ai ka biseduar disa here me nje femer qe ndodhej ne krah te ti ne vendin e pare te pasagjereve, ka folur ne telefon vazhdimisht dhe per me teper ka bere frenime dhe manovrime te gabuara gjate rruges.

Policia e shtetit deklaroi sot se aksidenti ka ndodhur si pasoje e humbjes se kontrollit nga drejtuesi i mjetit. (albeu.com)
Shtuar më 09/11/2010, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori