Aleanca “Kuq e Zi” ka reaguar sot në lidhje me hetimet për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në Qafë Thanë ku një
automjet me aktivistë të saj doli nga rruga duke përfunduar 10 metra poshtë.
Nëpërmjet një deklarate, AK ka akuzuar policinë e Elbasanit se po vonon zbardhjen e identitetit të drejtuesit të automjetit "Range
Rover" i cili sipas aktivistëve shkaktoi edhe aksidentin.
“
Aleanca KuqeZi vijon të jetë e shqetësuar për punën e ngadaltë të strukturave të policisë së shtetit shqiptar të cilat gjatë 20 orëve të fundit kanë treguar se nuk janë në gjendje të lokalizojnë dhe identifikojnë e ndalojnë një
automjet të tipit "Range
Rover" i zi me targa Tirane, që sipas dëshmitraëve dhe delegatëve të Aleancës KuqeZi është shkaktar i aksidentit të ditës së djeshmë ku rrezikuan jetën 35 aktivistët e Aleancës Kuq e Zi” thekson
aleanca. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2012,
ora 12:33