Aksidentet ne Shqiperi si bilanc lufte
Albeu.com
Gjate vitit 2009, mbi 300 persona humben jeten vetem si pasoje e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor. Te dhenat zyrtare te policise gjate vitit te kaluar bejne te ditur se kane ndodhur gjithsej 1465 aksidente.
Numri me i madh i te aksidentuarve dhe viktimave te i perket moshes 24 deri ne 35 vjec dhe mbi 80% e tyre ishin meshkuj.

Numri i aksidenteve të trafikut në Shqipëri është 3,5% më i lartë se në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Specialistet thone se 20% e aksidenteve kane ndodhur si pasoje e shpejtesise mbi normat e lejuara.

60 aksidente u shkaktuan nga drejtues automjetesh qe kishin konsumuar aklool cka solli vdekjen e 18 personave.

Por vec drejtuesve te automjeteve edhe kembesoret jane burim aksidentesh. Gjate vitit te shkuar u regjistruan 200 aksidente te cilat ndodhen si pasoje e mosrespektimit te rregullave te qarkullimit nga kembesoret.

Akset Lushnje–Fier, Fushe Kruje-Lezhe dhe Tirane-Durres, jane ende shqetesim per autoritetet e qarkullimit, ndersa Tirana vazhdon te jete ne krye te listes persa i perket aksidenteve rrugore. (tch)
Shtuar më 07/02/2010, ora 19:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori