Aksidentet, Kryqi i Kuq fushatë sensibilizimi për ndihmën e parë
Kryqi i Kuq Shqiptar organizoi të shtunën demonstrime mbi mënyrën e dhënies së ndihmës së parë për personat që pësojnë aksidente. Instruktorët e ndihmës së parë demonstruan para qytetarëve tek Kodrat e Liqenit momente aksidentesh dhe ofrimin e ndihmës së parë.

“Misioni ynë është që ndihmën e parë ta bëjmë sa më masive, sa më publike. Sot jemi demonstrim për publikun, për t’ju thënë që nuk duhet shumë për të dhënë ndihmën e parë, ai minuti i artë shpëton një jetë, të gjithë bashkë mund ta bëjmë. Nuk ka nevojë të dish shumë teknika, mjafton një pozicion anësor qëndrueshëm ose një telefon urgjence dhe ke shpëtuar jetë”, tha Koordinatorja e Kryqit të Kuq, Luljeta Hidi. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2012, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori