Aksidente në Gjirokastër e Patok, plagosen 4 persona një në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën rurale të fshatit Krahës 1, ka dalë nga rruga mjeti tip “Toyota”, me drejtuese shtetasen A.D., 43 vjeçe, banuese në fshatin Krahës 1.

Sipas njoftimit të Policisë, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe shtetasia K.L, të cilat ndodhen në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasia I.D. ndodhet në reanimcion.

Ndërkohë një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit të Patokut ku një 25-vjeçare është përplasur me makinë rreth 30 minuta më parë e për pasojë ka marrë plagë të rënda në trup.

Mësohet se drejtuesja e mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës makina e të cilës ëshpë përplasur me një trajler.

Informacion paraprak për ngjarjen në Gjirokastër.

Në rrugën rurale të fshatit Krahës 1, ka dalë nga rruga mjeti tip “Toyota”, me drejtuese shtetasen A.D., 43 vjeçe, banuese në fshatin Krahës 1.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe shtetasia K.L, të cilat ndodhen në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasia I.D. ndodhet në reanimacion.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shtuar më 26/06/2019, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori